Koçan, 19 shkurt – Në Komunën e Koçanit sot zyrtarisht u promoviua nisma WiFi4WB (WiFi për Ballkanin Perëndimor) në Maqedoni të Veriut, me çka filloi vendossja e rrjeteve publike WiFI pa pagesë në 64 komuna në 69 lokacione në vend. Ceremonia u mbajt në Qendrën e kulturës “Agimet e bardha” në Koçan, ku është vendossur një prej rrjeteve të para të instaluara, si pjesë e serisë së koordinuar të ngjarjeve promovuese që mbahen në tërë Ballkanin Perëndimor.
Nisma WiFI4WB është pjesë e projektit EU4Digital, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa implementuar nga GIZ. Është inspiruar nga programi WiFI4EU, përmes të cilit tashmë është siguruar qajse interneti pa pagesë për mbi 7.000 komunitete në Evropë, nisma do t’u mundëssojë qytetarëve dhe vizitorëve qasje WiFi pa pagesë në ambiente publike si sheshe, parqe, biblioteka, shkolla dhe institucione kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.

Si pjesë e Planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor, nisma kontribuon drejt avancimit të lidhjes digjitale dhe integrimit rajonal, me ç’rast mbështetja nga BE-ja dhe Republika Federale Gjermanisë u siguron komunave – pjesëmarrëse pako gjithpërfshirëse që përfshin pajisje, instalim, ndërlidhje dhe mirëmbajtje të rrjeteve WiFI për një periudhë të caktuar, duke siguruar edhe efekt të drejtpërdrejtë dhe qëndrueshmëri afatgjate.
Operatori telekomunikues Telekomi i Maqedonissë u zgjidh përmes tenderit publik për implementim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës WiFi, si dhe për sigurim të shërbimeve pa pagesë të internetit në lokacionet e zgjedhura nëpër Maqedoninë e Veriut.

Duke e hapur ngjarjen, kryetari i KOmunës së Koçanit, Vllatko Grozdanov e ceki rëndësinë e lidhjes digjitale për komunitetet lokale, duke cekur se lidhja digjitale është parakusht për një zhvillim bashkëkohir dhe inkluziv lokal. Duke i falënderuar të gjithë faktorët për implementimin e internetit publik pa pagesë në Koçan, Grozdanov shtoi se projekti e avancon qasjen drejt shërbimeve digjiutale, arsimit dhe informatave publike dhe u mundëson qytetarëve dhe vizitorëve lidhje të lehtë.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në fjalimin para të pranishmëve theksoi se me nismën WiFI4WB sigurojmë internet publik pa pagesl në mbi 60 komuna të vendit.
Ushtruesi i detyrës shef i Delegacionit të BE-së, Ben Nupnau, e përshëndeti fillimin e nismës WiFI4WB dhe rolin e saj në kuadër të Planit më të gjerë për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke cekur se BE-ja investon në zgjidhje praktike të cilat kanë rëndëssi reale për jetën e përditshme të njerëzve.

Zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Jan-Aksel Fos e ceki rëndësisnë e qasjes së barabartë drejt shërbimeve digjitale për të gjithë qytetarët, duke theksuar se qasja drejt internetit pa pagesë në ambientet publike ndihmon të sigurohet që mundësitë digjitale dhe informatat të arrijnë drejt të gjithëve, posaçërisht të rinjve, ssipërmarrësve dhe grupeve të ndjeshme.
Në ngjarje u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim mes GIZ dhe Komunës së Koçanit, me të cilin formalizohet bahskëpunimi për instalim, funksionim dhe mirëmbajtje afatgjate të rrjetit WiFI. Me atë rast, drejtori i GIZ për Maqedoninë e Veriut, David Oberhubetr e ceki rëndësinë rajonale të nismës dhe modelin e saj të qëndrueshëm të implementimit.

Nisma WiFI4WB ka për qëllim ta avancojë qasjen drejt shërbimeve digjitale, arsimit dhe informatave publike, si dhe t’i mbështesë bizneset e vogla, ta përmirësojë përvojën e vizitorëve dhe ta përforcojë turizmin lokal. Me sigurimin e internetit pa pagesë dhe të sigurt në ambientet publike, nisma kontribuon edhe drejt inkluzivitetit social dhe uljes së hendekut digjital.
