MBPEU: Është realizuar pagesa e pothuajse 10.000 pemëtarëve

Nga D. V.
976 e lexuar

Shkup, 19 shkurt – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka njoftuar se është realizuar pagesa në vlerë prej 338.468.141 denarësh për 9.567 persona.

E njëjta është realizuar në përputhje me Masën 1.6 – pagesa direkte sipas sipërfaqes së punueshme për mirëmbajtjen e pemishteve ekzistuese, me ç’rast sigurohet mbështetje e vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe avancimin e prodhimit pemëtar.

“Vazhdojmë me përkushtim t’i mbështesim fermerët e vërtetë dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrues të bujqësisë maqedonase”, njofton Ministria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër