Zëvendëskryeministri Sali në takim me ambasadorin e Irlandës Uard: U konfirmua mbështetja për perspektivën evropiane

Nga D. V.
966 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shkurt – Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si dhe vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, u konfirmuan në takimin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali me ambasadorin e Irlandës në vendin tonë, Brendan Uard.

Sali, siç kumtuan nga Kabineti i tij, shprehi mirënjohjen për mbështetjen parimore që Irlanda i jep politikës së zgjerimit të BE-së dhe perspektivës evropiane të vendit tonë.

Ai e theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj agjendës reformuese, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Në takim u diskutuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral, përfshirë përmes instrumenteve të Bashkimit Evropian si Twinning dhe TAIEX, si dhe përmes partneriteteve të drejtpërdrejta për forcimin e kapaciteteve administrative.

Nga Kabineti i ministrit të Çështjeve Evropiane informojnë se Ministria mbetet plotësisht e përkushtuar në forcimin e partneritetit me Irlandën në mbështetje të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër