Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Tre personat e arrestuar në lidhje me dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar janë sjellë sot në Prokurorinë Themelore Publike, ku pritet të merren në pyetje në kuadër të procedurës hetimore. Arrestimi i tyre u bë pas veprimeve të ndërmarra nga policia në koordinim me Prokurorinë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në ndotjen e rrjetit të ujësjellësit, ngjarje e cila preku mijëra qytetarë të Gostivarit.
Prokuroria pritet të vendosë për masat e mëtejshme ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit të përfshirë.
