Spanja tallet keq me Ronaldon gjatë ceremonisë së festimit pas triumfit në Kupën e Botës

Nga D. V.
1,191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një batutë për Cristiano Ronaldon u bë gjatë ceremonisë së festimit të Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës, teksa mijëra tifozë u mblodhën në Madrid për të festuar suksesin e madh të kombëtares.

Pas fitores ndaj Argjentinës në finale, skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente u prit nga rreth dy milionë tifozë në kryeqytetin spanjoll.

Skuadra prej 26 futbollistësh, së bashku me stafin teknik, u takua me familjen mbretërore spanjolle dhe kryeministrin Pedro Sanchez, përpara se të parakalonte nëpër rrugët e Madridit me një autobus të hapur, i cili mbante mesazhin: “Yjet shkëlqejnë së bashku”.

Festimet kulmuan në sheshin Cibeles, një nga vendet më të famshme të Madridit, ku rreth 120 mijë tifozë u mblodhën për të parë prezantimin e lojtarëve në skenë.

Futbollistët e Spanjës u shfaqën me bluza ku shkruhej “Somos Campeones”, që në shqip do të thotë “Jemi kampionë”.

Para se të ngjiteshin në skenë, secili lojtar u prezantua në mënyrë të veçantë nga moderatori Raul Ramos, i cili tërhoqi vëmendjen me një batutë ndaj Cristiano Ronaldos.

Gjatë prezantimit të sulmuesit të Crystal Palace, Yeremy Pinos, moderatori tha: “Në Lomo del Chentchi, dikur e quanin Pino ‘Cristiano Ronaldo’. I vetmi ndryshim? Pino ka një Kupë Bote”.

Batuta shkaktoi të qeshura te tifozët e pranishëm dhe te bashkëmoderatori i ceremonisë.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia u eliminuan në fazën e 1/8 së finales nga Spanja, e cila më pas vazhdoi rrugëtimin deri te trofeu.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mikel Merin

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër