Media italiane rekomandon Tiranën mes alternativave për pushime në vjeshtë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Tirana po konsolidohet si një nga destinacionet urbane në rritje në Evropën Jugore, duke kombinuar jetën e gjallë të kryeqytetit, ofertën kulturore dhe kulinare me afërsinë me destinacionet bregdetare të Shqipërisë.

Media italiane “Il Resto del Carlino” e ka renditur kryeqytetin shqiptar mes katër destinacioneve, të sugjeruara për udhëtime në vjeshtë dhe me kosto të përballueshme.

Aeroporti i Bolonjës ofron një gamë të gjerë destinacionesh, që mund të arrihen me fluturime direkte dhe me tarifa të përballueshme, duke krijuar mundësi për pushime të shkurtra ose për një udhëtim më të gjatë gjatë sezonit të vjeshtës.

Pas muajve të verës, kur shumica e udhëtimeve përqendrohen në korrik dhe gusht, një numër gjithnjë e më i madh turistësh, zgjedhin vjeshtën për të pushuar, për të zbuluar destinacione të reja dhe për të shijuar ditët e fundit të verës.

Mes alternativave të preferuara janë kryeqytetet evropiane dhe destinacionet bregdetare, të cilat në vjeshtë, mund të ofrojnë temperatura më të ngrohta dhe më pak fluks turistësh krahasuar me muajt e sezonit të lartë.

Shtatori konsiderohet një periudhë e përshtatshme për udhëtime, edhe për shkak të tarifave përgjithësisht më të ulëta të fluturimeve, ndërsa vizitat në qytetet turistike mund të zhvillohen në një atmosferë më të qetë, larg fluksit të madh të turistëve gjatë korrikut dhe gushtit.

Ndër destinacionet që mund të arrihen me fluturime direkte nga Bolonja janë, Budapesti në Hungari, Palma de Majorka në Spanjë, Tirana në Shqipëri dhe Zara në Kroaci.

Tirana, Shqipëri: Një destinacion gjithnjë e më tërheqës

Tirana paraqitet si një prej destinacioneve në zhvillim në Evropën Jugore, e njohur për jetën urbane, ofertën turistike dhe gastronomike në rritje.

Kryeqyteti shqiptar vijon të tërheqë një numër në rritje vizitorësh dhe përbën një alternativë të përshtatshme edhe gjatë muajve të vjeshtës, kur temperaturat janë më të moderuara dhe fluksi turistik është më i ulët krahasuar me kulmin e sezonit veror.

Sipas artikullit, lidhjet ajrore nga Bolonja drejt Tiranës ofrojnë tarifa të favorshme.

Për shembull, gjatë kësaj periudhe, biletat vajtje-ardhje janë ofruar për më pak se 50 euro.

Artikulli përfshin gjithashtu si destinacione për udhëtime në vjeshtë; Budapestin në Hungari, Palma de Mallorcën në Spanjë dhe Zaran në Kroaci.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër