Amfiteatri Antik i Durrësit në etapë të re ruajtjeje dhe studimi

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ndau pamje nga puna konservuese e ekipeve, ndërsa theksoi seka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

PO ashtu, vijojnë kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”, që prej vitit 2018 sjell të dhëna të reja për historinë e monumentit.

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja ndau edhe shifrat që tregojnë rritjen e interesit për këtë sit të rëndësishëm.

“Interesi i vizitorëve po rritet: nga janari në gusht 2026, Amfiteatrin e vizituan 28,823 persona, rreth 16.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjashtë dekada pas zbulimit, puna për ta njohur, mbrojtur dhe përcjellë këtë pasuri te brezat e ardhshëm vazhdon”, theksoi ministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër