Meghan Markle do t’i rikthehet aktrimit pas një ndërprerjeje tetëvjeçare në një film të ri hollivudian ku do të luajë veten. Markle do t’i bashkohet një kasti aktorësh që përfshin Lily Collins, Brie Larson dhe Jack Quaid në komedinë “Close Personal Friends”, e cila tregon historinë e dy çifteve.
Meghan u pa në shesh xhirimi në Pasadena, Los Angeles, i cili u prodhua nga Amazon MGM Studios. Një burim pranë produksionit i zbuloi The Sun: “Ky është një moment i madh për Meghan dhe është gjithashtu një rikthim në atë që ajo vërtet e do. Meghan është përmbytur me oferta, por kjo dukej e duhura. Princi Harry e mbështet plotësisht. Ai thjesht dëshiron që Meghan të bëjë atë që e bën të lumtur.”
Meghan është më e njohur për publikun për rolin e saj si Rachel Zane në dramën amerikane “Suits”, në të cilën luajti për shtatë sezone. Ajo la karrierën e saj si aktore për t’u bërë një anëtare aktive e familjes mbretërore, dhe ajo dhe Princi Harry dhanë dorëheqjen në vitin 2020 dhe u zhvendosën në SHBA.
Teksa përflitet gjithnjë e më shumë për dëshirën e Princit Harry për t’u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, burime pranë familjes mbretërore raportojnë se Meghan Markle ka siguruar në heshtje një “plan emergjent divorci”, të cilin mund ta ‘aktivizojë’ nëse ai vendos të kthehet përfundimisht.
Sipas mediave britanike, Dukesha e Sussex-it dhe ekipi i saj ligjor po përgatisin masa mbrojtëse ligjore dhe financiare, në mënyrë që Meghan të jetë e mbrojtur në rast se vendos të ndahet, pa qenë e detyruar të heqë dorë nga jeta e saj në Kaliforni.

