Meidani: Në Strugë liqeni kumbon shqip

nga D. V.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mori pjesë në edicionin e pestë të festivalit kulturor Struga Fest, një ngjarje që tashmë është kthyer në pikëtakim të rëndësishëm për artin dhe dialogun.

Në këtë gjysmë-jubile të festivalit, me pjesëmarrjen e artistes së madhe Inva Mula dhe pianistit Genc Tukiqi, u theksua roli i kulturës si një urë bashkimi mes popujve, brezave dhe përvojave të ndryshme.

Në fjalën e tij, Ambasadori Meidani nënvizoi se “kultura është gjuha që na flet të gjithëve njësoj, dhe festivale si ky i japin Strugës zërin e saj të veçantë në hartën kulturore të rajonit. Një natë e mbushur me muzikë, ritëm, energji të mirë dhe njerëz që besojnë se arti flet e bashkon më fort se çdo gjë tjetër.
Dje, në Strugë, liqeni kumbonte shqip. Inva Mula është krenari kombëtare!”

Përmes mbështetjes së nismave si Struga Fest, Ambasada e Shqipërisë vijon të nxisë bashkëpunimin kulturor dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet vendeve dhe komuniteteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More