Meloni pret Rubio në Romë, në fokus marrëdhëniet SHBA–BE dhe konfliktet në LM

Nga D. V.
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 8 maj, Zhurnal.mk – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni priti të premten në rezistencën shtetërore “Palazzo Chigi”, sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio për bisedime të nivelit të lartë mbi marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë ndërkombëtare dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Gjatë takimit, Meloni e mirëpriti Rubion me një shtrëngim duarsh dhe një përshëndetje miqësore, përpara se të pozonin për një fotografi zyrtare përpara nisjes së bisedimeve.

Në delegacionin amerikan ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Itali, Tilman J. Fertitta.

Vizita e Rubios në Romë përfshiu edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Ai u takua më herët gjatë ditës me ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, ndërsa një ditë më parë zhvilloi një vizitë në Vatikan me Papa Leone XIV, takim – që u përshkrua si  një takim miqësor dhe konstruktiv.

Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Rubio u konsiderua si një mision për të zbutur tensionet në marrëdhëniet transatlantike, pas kritikave të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papës dhe deklaratave të tij për Iranin dhe politikën ndërkombëtare.

Megjithatë, Trump ka vijuar me deklarata kritike edhe gjatë organizimit të vizitës së Rubios, duke iu referuar çështjes së Iranit dhe duke akuzuar Teheranin për dhunë ndaj protestuesve, sipas mediave amerikane.

Nga ana e tij, ministri Tajani theksoi pas takimit se Italia, Evropa dhe SHBA-ja kishin nevojë për njëra-tjetrën, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit perëndimor dhe marrëdhënieve transatlantike.

Ai shtoi se Italia mbështet çdo iniciativë që synon një armëpushim të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme dhe inkurajon dialogun diplomatik.

Tajani gjithashtu shprehu gatishmërinë e Italisë, për të kontribuar në operacione çminimi në Ngushticën e Hormuzit, pas arritjes së një armëpushimi.

Në fushën e sigurisë, ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane në Evropë për forcimin e NATO-s, duke shtuar se edhe vendet evropiane duhet të rrisin angazhimin e tyre në aleancë.

Tajani përmendi gjithashtu çështjet tregtare, duke shprehur kundërshtinë ndaj luftërave tregtare dhe duke theksuar mbështetjen për një treg të përbashkët mes Evropës, SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër