Mendi Qyra: Struga ka nevojë për një rilindje kulturore (FOTO)

nga Redaksia

Strugë, 31 gusht – Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit artistik dhe kulturor të qytetit, ku është diskutuar gjendja aktuale e artit dhe kulturës në Strugë.

Në këtë takim, Qyra theksoi se arti dhe kultura në Strugë përballen me një sërë sfidash serioze, duke përmendur mungesën e kushteve në shkollat e muzikës, nevojën për një qendër funksionale kulturore, mbështetjen për artistët lokalë, si dhe domosdoshmërinë për një program të pasur kulturor gjatë gjithë vitit.

“Një qytet pa kulturë është një qytet pa shpirt”, u shpreh Qyra, duke shtuar se mbi 30 vite ka qenë mbështetës i aktiviteteve kulturore në Strugë dhe se beson se qyteti ka potencialin për t’u kthyer në një skenë të denjë kulturore për artistët, të rinjtë dhe vizitorët.

Ai theksoi se investimi në kulturë është edhe investim në identitetin dhe ekonominë e qytetit, duke premtuar më shumë bashkëpunim dhe përkushtim ndaj këtij sektori nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More