Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin

Nga D V
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Berlin, 27 korrik, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot se, qeveria do të ndërmarrë masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin, që ndodhi të shtunën në parkun Tiergarten.

“Vetëm deklaratat nuk mjaftojnë. Duhet të reagojmë me qetësi, por edhe me vendosmëri”, tha Merz.

Sulmi u krye nga një i dyshuar 21-vjeçar, Abdul B, i cili, sipas autoriteteve, përplasi me një furgon turmën e njerëzve dhe më pas sulmoi kalimtarët me një hanxhar, përpara se të arratisej.

Pas një kërkimi që zgjati gjithë ditën, ai u qëllua për vdekje nga policia.

“Pyetja kryesore është se si arriti autori i dyshuar, i cilësuar si islamist, të afrohej pa u penguar, pranë paradës dhe të kryente sulmin”, tha Merz.

Sipas kancelarit, objektivi nuk ishte zgjedhur rastësisht.

“Ky nuk ishte vetëm një sulm ndaj komunitetit LGBTQ+, por edhe ndaj lirisë sonë, shoqërisë sonë të hapur dhe vlerave liberale. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur ato”, u shpreh ai.

Merz, i cili vizitoi dje vendin e ngjarjes, së bashku me ministrin e Brendshëm, Alexander Dobrindt, tha se udhëheqja e partisë së tij, Unioni Kristian Demokrat (CDU), e diskutoi ngjarjen në mbledhjen e sotme.

Pas sulmit, anëtarë të CDU-së kanë kërkuar ashpërsimin e ligjeve për dënimin e të rinjve.

I dyshuari, i lindur në Berlin dhe me origjinë libaneze, ishte i njohur për autoritetet dhe më parë, pasi ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg me kusht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër