Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Berlin, 3 tetor Zhurnal.mk – Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në rizgjedhjen e tij në këtë detyrë. Ai ka theksuar se tash kjo i lë mundësi Kurtit që të ndërtojë ura “përtej ndarjeve partiake” për të zgjidhur edhe çështjen e presidentit.

Merz ka përmendur edhe përparimin në dialogun Kosovë-Serbi si të rëndësishëm të bëhet.

“Kosova po lë pas muaj të tërë pasigure politike, të cilët i kanë kushtuar shumë vendit. Konfirmimi i zgjedhjes suaj ofron mundësinë për të ndërtuar ura përtej ndarjeve partiake, për të zgjidhur çështje të hapura institucionale dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme. Veçanërisht, mbetet e rëndësishme që të arrihet përparim thelbësor në dialogun e normalizimit me Serbinë, të udhëhequr nga BE-ja”, shkruan në letër.

Merz ka përsëritur se Gjermania qëndron edhe më tej e vendosur në krah të Kosovës.

“Ne jemi të lidhur me popullin e Kosovës përmes një miqësie të veçantë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër