Mexhiti: Autostrada Shkup-Bllacë po bëhet, ne matemi me kontrata të nënshkruara!

Nga D. V.
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 korrik, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari I VLEN-it, Izet Mexhiti, përmes një statusi në rrjetin e tij social ka shkruar se projekti historik autostrada Shkup-Bllacë më në fund po bëhet realitet.

“Sot u nënshkrua kontrata që e çon në zbatim pjesën e dytë të autostradës Shkup–Bllacë, një investim prej mbi 200 milionë eurosh dhe një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Ky është një nga projektet më komplekse infrastrukturore, që përfshin ndërtimin e 5 tuneleve, 9 urave, 11 mbikalimeve, 4 galerive dhe 9 mureve mbajtëse, duke kapërcyer sfidat e një terreni të vështirë malor.
Me këtë projekt, korridori nga Stenkoveci deri në Bllacë do të kompletohet në rreth 12 kilometra autostradë moderne, duke afruar më shumë qytetarët, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke forcuar lidhjen mes dy vendeve.
Ne nuk matemi me premtime. Ne matemi me kontrata të nënshkruara, projekte në zbatim dhe rezultate që mbeten”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër