Mexhiti: Jemi pranë miratimit të vendimit për “One Stop Shop” me Kosovën dhe Shqipërinë

nga Xh M

Shkup, 6 tetor – “One Stop Shop” me Kosovën dhe Shqipërinë shumë shpejt do të miratohet si vendim nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti i cili tha se sistemi one stop shop në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanoc, do të mundësojnë qarkullimin dhe tregtimin më të shpejtë.

“Jemi para miratimit të vendimit të sistemit one stop shop në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanoc. Me këtë vendim mundësojmë qarkullimin dhe tregtimin më të shpejtë të në pikat kufitare të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët tanë por edhe për bashkatdhetarët tanë që vijnë në Maqedoninë e Veriut”, tha Izet Mexhiti.

Ndryshe sot Mexhiti mbajti press konferenvë me ç’rast promovoi të arriturat në 100 ditë qeverisje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More