Shkup, 28 janar – Kreu i komunës së Çairit, njëherit lider i Lëvizjes Demokratike (LD) Izet Mexhiti në emisionin “Klik plus” në TV21 tha se për zgjedhjen e Qeverisë me Badenter nuk është i bindur se është më e mira, por shtoi se mund të bisedohet si ide e të analizohet me ekspertë të fushës, transmeton Zhurnal.mk.
Mexhiti tha se “zgjedhja e Qeverisë me Badenter nuk nënkupton faktorizimin e shqiptarëve, nënkupton faktorizim të jomaqedonasve”, që siç theksoi, duhet menduar më mirë pasi në të kaluarën ka pasur deputetë që herë deklaroheshin maqedonas, herë vlleh, e herë të ndonjë komuniteti tjetër.
Izet Mexhiti ka komentuar mos përdorimin e gjuhës shqipe në tabelat dhe sms porositë duke theksuar se kjo nuk është fazë finale por ka qenë periudhë testimi ndërsa ne kemi reaguar se gjuha shqipe duhet të respektohet deri në fund dhe do të respektohet.
Unë e propozova Bilall Kasamin për në takim të liderëve, bëjmë punë ekipore!
Mexhiti ka folur edhe për takimin e liderëve të thirut nga na e kryeministrit Mickovksi duke theksuar se ai kishte propozuar që në këtë takim të VLEN-i të përfaqësohet nga kryetari i komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami. Mexhiti më tej komentoi se nuk ka një rendradhitje se kush në cilin takim do të jetë por që brenda VLEN-it bëhet punë ekipore duke shtuar se kjo e bën VLEN-in kështu si është.
“Safe City” – Izet Mexhiti : Njeriu si gjen bën
Mexhiti ka komentuar ligjin për siguri në komunikacion respektivisht për “Safe City” duke theksuar se “njeriu si gjenë bën”. Mexhiti më tej theksoi se si këtu në shumë vende të botës po implementohet një projekt i tillë ashtu edhe me mërgimtarët tanë që jetojnë jashtë e respektojnë atje ndërsa kur vijnë këtu i përshtaten e kaosit ndërsa tani ky ligj dhe ky monitorim do të ndikoj në sigurinë e qytetarëve.
Mexhiti: Marrëveshja “fituesi me fituesin” u arrit në vitin 2007, BDI e theu në vitin 2016
Mexhiti gjithashtu ka folur për marrëveshjen e vitit 2007 kur në atë kohë si pjesë e BDI-së u aritë marrëveshja që “fituesi me fituesin” të formoj qeverinë që nënkuptonte se fituesi tek pala maqedonase dhe fituesi te pala shqiptare të krijojnë institucionet e sistemit por që sipas Mexhitit kjo fatkeqësisht nuk u funksionalizua me një ligj. Kjo marrëveshje më vonë në vitin 2016 u thye nga Bashkimi Demokratik për Integrim, por që sipas Mexhitit po ashtu nuk ishte gabim se iu dha fund një sistemi të keq.
Presim që së bashku me opozitën shqiptare ta votojmë ligjin për përfaqësim të drejtë
Izet Mexhiti duke komentuar propozim draftin e ligjit për përfaqësim të drejtë duke theksuar se ky ligj po vjen pas 20 vitesh në frymën e Marrëveshjes së Ohrit po sjellim një ligj i cili ka kaluar edhe në komisionin e Venecias dhe po ashtu i njejti ka kaluar edhe në qeveri dhe tani është çështje ditësh për një koordinim me kryeparlamentarin Gashi për të kaluar këtë ligj, ndërsa për këtë Mexhiti apelon të mbështetet nga të gjitha partitë shqiptare duke përfshirë edhe opozitën sepse për herë të parë do të ketë një ligj që rregullon përfaqësimin e shqiptarëve në institucione.
Paralajmërimi i takimit Ahmeti-Mickoski!
Sipas Mexhitit qëllimi i vetëm dhe final i opozitës është si të vijnë në Qeveri, duke shtuar se opozita nuk e ka hallin e qytetarëve, por vetëm rikthimin e tyre në pushtet.
“E për takimin Mickoski-Ahmeti, Mexhiti tha se edhe po të ketë, BDI nuk është faktori që mund të determinojë situatën politike në vend. Tutje, ai shtoi se Ali Ahmeti ka probleme me anëtarësinë e tij që siç tha “që mos të ikin e të demoralizohen krejtësisht, shpik takime kokë më kokë, zgjedhje të parakohshme, momente të jashtëzakonshme”.
Do ta zgjidhim problemin e qytetarëve që protestojnë para DAP në Tetovë dhe Kumanovë
Mexhiti ka dhënë lajmin e madh për protestuesit që protestojnë para DAP në Tetovë dhe Kumanovë duke theksuar se ky problem është duke u diskutuar dhe po punojmë që ta zgjidhim atë problem pasi sipas tij ata që kanë punuar jashtë shtetit kanë vënë në rezik jetën e tyre, kanë punuar në kushte të vështira dhe për këtë ata kanë përfaqësuar në një formë edhe shtetin.
Izet Mexhiti, Rikonstruimi i qeverisë në mars ose prill
Sa i takon rikonstruimit të qeverisë, ai thekson se është bërë një ndryshim brenda VLEN, por bisedat kanë qenë që nga marsi ose prilli të ketë një rikonstruim.
“Me siguri do të ketë ndryshime, dinamika e kërkon që të ketë një përforcim të ekzekutivit edhe nga VLEN. Jemi të kënaqur nga puna e ministrave, por ndryshime do të ketë”, ka thënë Mexhiti.

