Mexhiti: Rruga “Ferid Murad” sot po merr pamjen e saj të re, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar

Nga D V
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos
Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, sot përmes një postimi ka njoftuar qytetarët se po asfaltohet një nga rrugët më të frekuentuara në Çair, “Ferid Murad”. Mexhiti thotë se ashtu siç kanë premtuar edhe po veprojnë drejt ndërtimit të një Çairi me pamje të re.
“Mirëmëngjesi nga rruga “Ferid Murad”, që sot po merr pamjen e saj të re! Rruga “Ferid Murad”, një nga arteriet më të rëndësishme të Çairit, sot po shtrohet me asfalt në pjesën më të madhe të saj, duke përmbyllur kështu rikonstruksionin e tërësishëm të kësaj rruge. Infrastrukturë e re, një investim që ndryshon dukshëm këtë pjesë të Çairit dhe përmirëson përditshmërinë e qytetarëve”, ka shkruar kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.
Ai tutje ka shtuar se me këtë ritëm po punën drejt përmbushjes së gjitha premtimeve elektorale për të ndërtuar një Çair të re dhe modern.
“Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar. E sot, rezultatet e kësaj pune shihen gjithandej”, ka përfunduar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër