Mickoski: Inflacioni tek ne është më i ulët se ai evropian, presim lëvizje stabile edhe në periudhën e ardhshme

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vlerësimet për lëvizjen e inflacionit, deklaroi:

„Po shikoni, ne kemi dy muaj që na inkurajojnë ato janë muaji korrik dhe gusht. Në korrik ishte 2,3%, në gusht ishte 2,6%, në kushte kur në Evropë në korrik ishte 2,9%, kurse në gusht 3,2%.

A ju kujtohet se para katër vjetëve, kur gjithashtu kishte krizë energjetike, atëherë na bindnin se inflacioni, i cili ishte dy herë më i lartë tek ne krahasim me atë në Bashkimin Evropian, qënka inflacion i importuar. Ja, ne treguam se kjo nuk është e vërtetë dhe se ato kanë qenë fushata të rreme. Se ka mundur niveli të jetë nën atë që e ka mesatarja evropiane, madje me një inflacion pothuajse dy herë më të ulët.

Tani do të përcjellim në shtator për të parë se si do të jetë. Muaji ende po zgjat, të presim që Enti Shtetëror i Statistikës të publikojë, e pastaj do të mund të komentojmë. Ne gjithashtu, natyrisht, për nevojat tona përmes Inspektoratit Shtetëror të Tregut bëjmë vlerësime të caktuara, veçanërisht për çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. Këtu presim që në nivel vjetor ajo të lëvizë mes 1,5 dhe 2%, sipas vlerësimeve tona paraprake. Por të shohim se cila do të jetë shifra përfundimtare që do ta publikojë Enti Shtetëror për Statistikë.“

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër