Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Sot jetohet shumë më mirë se sa ishte para tre viteve, dhe unë ju premtoj se pas tre viteve nga sot do të jetohet shumë më mirë se sot – ky është mesazhi i kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjes se opozita vëren se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) është e pamjaftueshme.
Kryeministri Mickoski theksoi se ndonjëherë nuk dëshiron të komentojë atë që përmend opozita, sepse, siç tha, “ajo që thotë është plotësisht e pavërtetë dhe deklaratë pa argumente, sigurisht”.
“Në rastin konkret mund të them vetëm se duke pasur parasysh se si ishte gjendja në shtet para 25‑6 muajve, ajo që e trashëguam me institucione të shkatërruara, ekonomi të grabitur, shtet të gjunjëzuar, qytetarë të zhgënjyer dhe të demotivuar, mund të them se sado që ata duan ta nxijnë atë që sot kjo Qeveri po bën, do të duhet të gjithë të pajtohemi se sot jetohet shumë më mirë se sa ishte para tre viteve, dhe unë ju premtoj se pas tre viteve nga sot do të jetohet shumë më mirë se sot”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri Mickoski porositi se kjo është edhe qëllimi i Qeverisë dhe se janë të motivuar të realizojnë projekte, investime, që qytetarët mund t’i shohin, e që kontribuojnë për standard dhe jetë më të mirë.
