Klekovski: Situata me “Ethet e Nilit” po qetësohet, gjashtë pacientë të shtruar në spital

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Situata me ethet e Nilit Perëndimor në vend po tregon shenja qetësimi, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

“Konsideroj se epidemia po qetësohet, sepse gjatë dy javëve të fundit kemi nga dy raste të reja. Pra, këtë javë, pas publikimit të raportit të Institutit të Shëndetit Publik, të hënën do të kemi dy raste të reja të dyshuara. Se situata po qetësohet, tregon edhe fakti se aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive kemi gjashtë persona të hospitalizuar”, tha Klekovski.

Klekovski theksoi se ulja e rasteve të reja nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me ftohjen e motit, pasi simptomat shfaqen 3 deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Megjithatë, ai paralajmëron se nuk mund të përcaktohen modele plotësisht të parashikueshme. Në këtë drejtim, janë zbuluar edhe tre korba të ngordhur me virus, dy në Karposh dhe një në Resnjë.

Gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar nga dy raste të reja, ndërsa në Klinikën Infektive aktualisht janë të shtruar gjashtë pacientë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër