Mickoski: Kodi zgjedhor nuk miratohet pa konsensus me LSDM, procesi i bllokuar

Nga B.M
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 2 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se miratimi i Kodit zgjedhor mbetet i pamundur pa arritjen e konsensusit me LSDM-në, duke theksuar se procesi aktualisht është i bllokuar në Kuvend.

Duke folur nga Ohri, Mickoski akuzoi LSDM-në se ka braktisur punën e grupit të punës për këtë ligj të rëndësishëm, gjë që, sipas tij, pamundëson avancimin e mëtejmë të procedurës.

“E dini që Kodi zgjedhor miratohet me konsensus. LSDM e braktisi punën e grupit të punës për Kodin zgjedhor dhe përderisa mbetet ky vendim, ne nuk mund ta miratojmë atë, pasi që ky është një nga ligjet për të cilat nevojitet konsensus në kuadër të Kuvendit”, u shpreh Mickoski.

Ai theksoi se pa rikthimin e LSDM-së në proces, nuk mund të ketë progres, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës qëndron tek kjo parti.

Kodi zgjedhor konsiderohet një nga ligjet kyçe që kërkon mbështetje të gjerë politike, ndërsa zhvillimet e fundit rrezikojnë të vonojnë reformat zgjedhore në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër