Mickoski: Kompania “VIK” e zgjeron investimin në Prilep, parashikohen 300 punësime të reja

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski mori pjesë në hapjen e një reparti të ri të fabrikës “VIK” në TIRZ Prilep.

“Do të doja edhe një herë të shpreh kënaqësinë time që kemi një kapacitet të ri prodhues, një investim të ri, i cili pritet që kur të arrijë maksimumin e tij të ketë edhe 300 punësime të reja shtesë.

Kompania ‘Vik’ për ne është shumë e rëndësishme, do të thosha, partnere, veçanërisht në Rajonin e Pelagonisë, veçanërisht këtu në Prilep, e cila tashmë punon me sukses që nga viti 2018”, tha Mickoski.

“Ne si Qeveri kemi qëndruar në drejtim të mbështetjes së kësaj investimi dhe do të vazhdojmë të marrim plotësisht përsipër rrezikun institucional, do të thosha, ose gjithçka që institucionet duhet të përgatisin për investitorët, pa marrë parasysh nëse janë të huaj apo vendorë, në rastin konkret bëhet fjalë për investitor të huaj. Veçanërisht kur kemi një lloj të tillë investimi që ka fokus në ekonominë cirkulare, pra ekonomi që është shumë e rëndësishme tani në Evropë, ekonomi që ka për qëllim që gjithçka që është e vjetër dhe e shfrytëzuar ta riciklojë dhe ta rinovojë, praktikisht. Kjo është ajo që paraqet vlerë të shtuar dhe kjo është ajo që paraqet tani trend në kuadër të ekonomisë së vetë Bashkimit Evropian.

Unë edhe një herë do të doja t’i falënderoj pronarin për fjalët e bukura që i tha, për vizionin dhe për atë që e ka njohur Prilepin dhe këtë zonë ekonomike, por edhe Maqedoninë si destinacion për zhvillimin e biznesit”, deklaroi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër