Shkup, 18 shkurt – Deklarata e përbashkët e harmonizuar dhe korniza për marrëveshje për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar me SHBA-në është një mesazh i fortë se kush është partneri ynë më i fortë në rajon, dhe ajo është Maqedonia jonë, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se ç’farë do të thotë për tregtinë e Maqedonisë me SHBA-në për uljen e tarifave.
“Marrëveshjen që potencialisht do ta firmosim me SHBA-në në kuadër të parametrave që janë përmbajtur në deklaratën e përbashkët do të mundësojë që kompanitë e Maqedonisë, përkatësisht prodhuesit e Maqedonisë mes 62 dhe 64 numra tarifor të gjenden në tregun amerikan me tarifa më të autorizuara prej 0 deri në 6,5 për qind”, tha Mickoski.
Ai tha se në vitin 2025 shkëmbimi tregtar tejkalon gjysmë miliardë dollarë, përkatësisht afër 600 milionë dollarë, ku, siç tha, kemi një suficit të lehtë si shtet, kemi më shumë eksport në vend të importit në SHBA, dhe shprehu pritjen se kjo marrëveshje do të rritet në bashkëpunimin dypalësh dhe tregti.
“Por, do ta them përsëri, vetë marrëveshja është unike jashtë Bashkimit Evropian, me tarifa të njëjta me ato në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Por mesazhi është i fortë, dhe njoftimi nga përfaqësuesi tregtar i SHBA-së, i cili është në nivel sekretari, z. Grir, se po dërgojnë një mesazh se partneri i tyre më i fortë në rajon është Maqedonia jonë, do të thotë shumë, si për investitorët ashtu edhe për situatën ekonomike në vend”, theksoi Mickoski.

Kryeministri përkujtoi se në kuadër të mandatit të kësaj Qeverie, në këto 20 muaj është arritur marrëveshje për partneritet strategjik edhe me Britaninë e Madhe.
Ai tregoi edhe për dokumentin e dytë, përkatësisht të parët në rajon kemi politikë të përbashkët të harmonizuar të jashtme dhe mbrojtëse me Bashkimin Evropian.
“Puna e tretë e rëndësishme diplomatike që na ka vendosur në shoqërinë e demokracive funksionale dhe të pjekura ku mbizotëron sundimi i ligjit, ku respektohen të drejtat e njeriut, është heqja e misionit pas-monitorues të Këshillit të Evropës, dhe ne jemi i vetmi vend në rajon që e kemi arritur këtë”, shtoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas konferencës “Formalizimi i ekonomisë informale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”.
