Mickoski kundër shkurtimit të festave: Të respektohen të drejtat e fituara të punëtorëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski është kundër iniciativës së Odës Ekonomike për uljen e numrit të festave dhe ditëve jo pune.

“Parimisht mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, deklaroi Mickoski.

Me këtë, kryeministri praktikisht nuk e mbështeti propozimin e Odës për ndryshimin e zgjidhjes aktuale, sipas së cilës, nëse një festë shtetërore bie të dielën, dita e ardhshme është ditë jo pune.

Oda Ekonomike propozon ndryshime me të cilat do të ulej numri i ditëve jo pune, me arsyetimin se festat e shpeshta ndikojnë në produktivitet dhe krijojnë kosto shtesë për kompanitë.

Kundër kësaj iniciative janë shprehur edhe sindikatat, të cilat vlerësojnë se shkurtimi i ditëve jo pune do të nënkuptonte cenimin e të drejtave të punëtorëve të fituara tashmë.

Sipas qëndrimit të Mickoskit, Qeveria nuk ka ndërmend të mbështesë një zgjidhje që do t’u hiqte punëtorëve të drejta që tashmë i gëzojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër