Mickoski merr pjesë në panihidën për 123-vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit

Nga D. V.
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në panihidën e organizuar me rastin e 123-vjetorit të vdekjes së revolucionarit Goce Dellçev.

Ceremonia përkujtimore do të mbahet në kishën Shën Spas në Shkup, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, delegacione dhe qytetarë që do të nderojnë figurën dhe veprën e Dellçevit.

Goce Dellçevi konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme historike në rajon, ndërsa përvjetori i vdekjes së tij përkujtohet çdo vit me aktivitete të ndryshme përkujtimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër