Mickoski nesër në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat

Nga Xh M
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tivat, 4 qershor Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tivat, njoftoi Qeveria.

Samiti do të zhvillohet në hotelin “Regent Porto Montenegro”, ku liderët e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për çështje aktuale që lidhen me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me BE-në.

Pas përfundimit të takimit, në orën 15:30 është paraparë një konferencë e përbashkët për media në Muzeun Naval Heritage në Tivat.

Samiti paraprihet nga turneu rajonal i presidentit të Këshilli Evropian, Antonio Costa, i cili gjatë ditëve të fundit vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zhvilloi takime me liderët e rajonit.

Costa më 2 qershor qëndroi në Shkup, ku u takua me Mickoskin. Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe kërkon një proces të besueshëm e të parashikueshëm, ku reformat dhe rezultatet të vlerësohen në mënyrë të drejtë.

Tema kryesore e samitit është “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, ndërsa pritet që diskutimet të fokusohen në perspektivën evropiane të rajonit, reformat dhe bashkëpunimin ekonomik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër