Mickoski: Rreth 25 milionë euro nga buxheti janë destinuar drejt komunave për projekte kapitale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me sa Qeveria u ndihmon komunave për zhvillim dhe infrastrukturë gjatë këtyre më shumë se dy viteve, deklaroi:

„Pra, ne presim, mendoj se në Shkup ishin 16, ndërsa në Maqedoni 37. Do të thotë, 16 janë në fazë përgatitjeje në Shkup, ndërsa 37 në të gjithë territorin e vendit. Dhe me këtë, siç thashë, rezultati që pres është që në fund të mos ketë më lista pritjeje për fëmijët.“

Sa i përket projekteve për të cilat kanë aplikuar komunat dhe sa janë realizuar deri tani, kryeministri Mickoski shtoi:

„Pra, diku rreth një miliard e gjysmë, nëse nuk gaboj, një miliard e pesëqind milionë – këto janë rreth 25 milionë euro, mjete të destinuara, pra të decentralizuara nga buxheti drejt komunave për ndërtim, zgjerim, rikonstruksion, ridestinim e kështu me radhë të çerdheve.“

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër