Shkup, 30 mars, Zhurnal.mk – Një delegacion i qeverisë së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski ka udhëtuar sot në Budapest për të tentuar thelluar bashkëpunimin me hungarinë, për të tërhequr ndonjë investim të ri nga kompanisë hungareze, 12 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari.
Me Mickoskin janë në vizitë edhe Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Refik Xhemaili, Drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, Goce Dimovski, si dhe Drejtoresha e Agjencisë për Inovacion, Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik dhe Sipërmarrje, Daniela Dimovska.
Përbarja e ekipit qeveritar dhe pjesmarrja në forumin e biznesit në kryeqytetin hungarez, thotë se qeveria shpreson që të tërheqë investime të reja në vend nga kompanitë hungareze, por takimit me kryeministrin në largim Viktor Orban.
Vizita në Budapest e qeverisë së Mickoskit bëhet vetëm pak ditë para zgjedhjeve atje, e anketat thonë se partia kryesore opozitare Tisza ndodhet në përparësi ndaj Fidesz të Orbanit.
