Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, thirrja nga QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

nga L. M

Mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci duhet të dorëzohet brenda datës 31 korrik, në të kundërt do të përballen me penalitetet që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar.

“Dokumentacioni që duhet dorëzuar, kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, përfshin: pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit”, thuhet në njoftimin e QKB-së.

Sipas të dhënave të siguruara nga A deri më tani janë dorëzuar 26.500 bilance dhe 2000 të tjera janë ende në shqyrtim. Detyrimin për të dorëzuar pasqyrat financiare për vitin 2024 e kanë rreth 35 mijë subjekte dhe të gjithë ata që nuk e dorëzojnë në afat gjobiten në vlerën 60 mijë lekë.

Vendosja e gjobës nga QKB nuk i çliron bizneset nga dorëzimi i bilancit, pasi krahas pagesës së penalitetit për mos respektim të detyrimit ligjor, subjekti i regjistruar në QKB duhet të dorëzojë edhe bilancin financiar. Dorëzimi i tyre mund të behet online në e-albania, ku janë të sqaruar hapat që duhen ndjekur nga subjektet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More