Mikel Arteta arrin marrëveshje me Arsenalin për kontratën e re afatgjatë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mikel Arteta thuhet se ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për një kontratë të re afatgjatë që do ta mbajë atë në stadiumin Emirates për gati një dekadë.

Kontrata ekzistuese e spanjollit do të skadojë në fund të sezonit 2026/27, por bisedimet kanë përparuar ndjeshëm, me të gjitha palët të sigurta për arritjen e një rinovimi.

Sipas BBC Sport, Arteta ka arritur një marrëveshje me klubit nga Emirates, e cila mund ta shoh atë të mbetet trajner i Arsenalit deri në verën e vitit 2030.

Arteta më parë e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në veri të Londrës.

“Të gjithë ndihen të qetë që koha e kontratës nuk do të jetë problem sepse vullneti im është të jem këtu dhe jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë tha Arteta muajin e kaluar.

Ndryshe, Arteta mori drejtimin e ekipit në dhjetor 2019 dhe e udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të parë të Ligës Premier në 22 vjet, përpara se t’i çonte ata në finalen e Ligës së Kampionëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër