Milloshoski-Miljaniq: përparim i ndërsjellë i dialogut politik dhe bashkëpunimit

nga D. V.

Shkup, 19 shkurt – Marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, të cilat bazohen në miqësinë tradicionale, bashkëpunimin konstruktiv shumëvjeçar dhe mbështetjen e ndërsjellë u konfirmuan në takimin e sotëm të nënkryetarit të Kuvendit, Antonio Milloshoski me ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, Zoran Miljaniq.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, e theksuan rëndësinë e avancimit të mëtejmë të dialogut politik dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në takim gjithashtu u theksua përkushtimi i përbashkët i vendeve për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe për shkëmbimin e përvojave në drejtim të zbatimit të proceseve reformuese. 

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy