Mimoza Musa në takim me përfaqësues të WFD, theksohet rëndësia e përfshirjes së të rinjve në politikë

nga Redaksia

Shkup, 26 qershor – Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka bërë të ditur se sot është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes Klubit për Deputetë të Rinj dhe Politika Rinore dhe përfaqësuesve të organizatës britanike Westminster Foundation for Democracy (WFD), përcjell Zhurnal.mk.

Në njoftimin e saj, Musa thekson se në qendër të diskutimeve ishin prioritetet strategjike të klubit, objektivat për të ardhmen si dhe roli thelbësor i të rinjve në proceset vendimmarrëse.

“Sot diskutuam për mënyrat konkrete për të fuqizuar zërin e të rinjve dhe për të krijuar më shumë hapësira për pjesëmarrjen e tyre aktive në politikë,” theksoi Musa, duke shtuar se bashkëpunime të tilla janë kyçe për të ndërtuar një sistem më përfaqësues dhe më demokratik.

Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur përfshirjen e të rinjve në politikëbërje dhe për të zhvilluar politika të reja në përputhje me nevojat dhe ambiciet e brezave të rinj.// Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More