Ministri francez sot në Kosovë, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Takimi mes dy ministrave është paraparë të mbahet në orën 09:00.

Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Në përfundim të aktiviteteve, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj i uroi mirëseardhje ministrit francez në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Zulfaj theksoi se Kosova shpreh solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarre të mëdha pranë Bordosë, duke nënvizuar se të dy vendet janë aleatë dhe duke i uruar Haddadit një vizitë të suksesshme dhe produktive.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, ka shkruar Zulfaj në “X”. /Tel

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër