Toshkovski sot me konferencë për shtyp për gjendjen e ujit në Gostivar

Nga D V
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk –  Ministri i Punëve të Brendshme dhe udhëheqës i Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza, Pançe Toshkovski, do të mbajë sot konferencë për shtyp në Qendrën për Menaxhim me Kriza në Shkup.
Sipas njoftimit, Toshkovski do të prezantojë informacionet më të reja lidhur me gjendjen e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit, pas situatës së krijuar në qytet dhe masave që po ndërmerren nga institucionet kompetente.
Konferenca pritet të ofrojë një pasqyrë mbi zhvillimet e fundit, aktivitetet e shtabit të krizës, si dhe hapat e mëtejshëm për normalizimin e furnizimit me ujë dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër