Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Në margjinat e sesionit të 76-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski zhvilloi disa takime dypalëshe, mes tyre edhe me ministrin e Shëndetësisë të Çekisë, Adam Vojteh, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh dhe të shkëmbimit të përvojave, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Ministri Klekovski falënderoi për mbështetjen çeke në përballimin e tragjedisë në Koçan dhe prezantoi prioritetet shëndetësore. Ai u takua edhe me Evis Sala, ish-ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë. Në takime ishte i pranishëm ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Shkëlqesia e Tij Fadil Zendeli.
Ministri u takua me Florens Bauer, drejtoreshë rajonale e Fondit të OKB-së për Popullsinë (UNFPA) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. Ata biseduan për bashkëpunimin në fushën e sfidave demografike me të cilat përballen vendet e rajonit.
Ministri zhvilloi takime edhe me dy nga kandidatët për drejtor të ri të përgjithshëm të OBSH-së: -dr. Hans Kluge nga Belgjika, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën -dr. Hanan Al-Kuwari nga Katari, ish-ministre e Shëndetit Publik e Katarit. Ministri Klekovski theksoi prioritetet e vendit tonë dhe nevojën për mbështetje të fortë nga OBSH-ja për vendet e rajonit evropian, theksohet në kumtesë.
