Ministria kineze e Tregtisë: Kina do të punojë me ShBA-në për të zgjeruar vazhdimisht listën e bashkëpunimit

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 14 maj Zhurnal.mk – Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yongqian u shpreh të enjten në një konferencë shtypi se pala kineze është e gatshme të punojë me palën amerikane, duke ruajtur parimet e barazisë, respektit dhe përfitimeve të përbashkëta, për të zgjeruar pandërprerë listën e bashkëpunimit duke zvogëluar listën e problemeve dhe për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare midis Kinës dhe ShBA-së.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me konsultimet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA të zhvilluara ditët e fundit në Seul të Koresë së Jugut, He u shpreh që, të udhëhequr nga konsensusi i rëndësishëm i arritur nga krerët e shtetit të Kinës dhe ShBA-së dhe duke u bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, të bashkëjetesës paqësore dhe të përfitimeve të përbashkëta, të dyja palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thella e konstruktive në lidhje me zgjidhjen e problemeve ekonomiko-tregtare me interes të ndërsjellë dhe me zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër