Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zhablak, 19 shtator Zhurnal.mk – Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar takim me Monika Hencsey, Drejtoreshën për Diplomaci të Gjelbër dhe Multilateralizëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Mjedisin të Komisionit Evropian.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës Ministeriale për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ku u diskutua për avancimin e Kosovës në përafrimin e legjislacionit mjedisor dhe klimatik me standardet e Bashkimit Evropian, me fokus në Kapitullin 27.

Pacolli tha se gjatë takimit ka prezantuar punën për forcimin e institucioneve, Inspektoratit të Mjedisit, monitorimit dhe të dhënave mjedisore, si dhe zbatimin e sistemit MRVA.

Ajo tha se ka kërkuar mbështetjen e Komisionit Evropian për forcimin e kapaciteteve dhe financimin e projekteve në fushën e mjedisit, klimës, ujërave, mbeturinave dhe mbrojtjes së natyrës.

“Bashkëpunimi me BE-në është thelbësor që reformat mjedisore të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët dhe një Kosovë më të pastër e më të gjelbër”, ka Pacolli në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër