Misajllovski: U përkulemi luftëtarëve të cilët dhanë jetën për Maqedoninë e lirë dhe të pavarur

Nga D V
1,004 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministrat e Mbrojtjes, Punëve të brendshme dhe Politikës Sociale, Vllado Misajllovski, Pançe Toshkovski dhe Gjoko Vellkovski, së bashku me delegacionin e Armatës, me nderime ushtarake vendosën kurora lushe në varret partizane në Shkup, në prag të 18 Gushtit – ditës kur u formua Armata e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Mbrojtjes, Misajllovski në Fejsbuk kumtoi se lurora lulesh vendosën edhe në varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro GLigorov dhe gjeneralit Mihaillo Apostollski.

“Me rastin e 18 Gushtit – Ditës kur u formua Armata e Maqedonisë, u përkulemi luftëtarëve të cilët dhanë jetën për Maqedoninë e lirë dhe të pavarur. Me nderime ushtarake vendosëm kurora lulesh në varrezat partizane dhe varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, si dhe të gjeneralit Mihaillo Apostollski. Sakrifica dhe vepra e tyre janë pjesë e historisë sonë dhe është obligim i yni ta ruajmë kujtimin për ta. le të jetë i përhershëm kujtimi”, shkroi Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër