Miss Austria humb jetën papritmas në moshën 22-vjeçare

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Miss Austria 2024, Lucia Sisic, ka ndërruar jetë papritur në moshën vetëm 22-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e saj, të cilët kanë ndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale.

Sisic, nga Vjena, kishte lindur me një problem në valvulën e zemrës dhe gjatë jetës kishte kaluar nëpër shtatë ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Shkaku i saktë i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur.

E reja kishte folur hapur për sfidat shëndetësore dhe ndikimin që ato kishin pasur në fëmijërinë e saj. Në një intervistë në vitin 2024, ajo ishte shprehur se fëmijëria e saj kishte qenë “ndryshe”, por se kjo e kishte bërë më të fortë, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Pas kurorëzimit si Miss Austria 2024, Sisic kishte falënderuar mjekët dhe ekipin e kardiologjisë që e kishin trajtuar ndër vite, duke thënë se falë tyre kishte mundur të përballonte momentet e vështira dhe të jetonte një jetë të plotë.

Pas lajmit për vdekjen e saj, miqtë dhe organizatorët e konkursit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen. Organizatorët e Miss Austria e përshkruan Lucian si “një grua të re të mrekullueshme”, duke thënë se ajo do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së Miss Austria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër