“Mjaft më me propagandë e urrejtje”, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli

Nga D. V.
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 prill, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me situatën e  mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se mbrëmë ka qenë një natë e rëndë.

Ajo, përmes një video të postuar në faqen zyrtare të saj ën rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet t’i thuhet mjaft propagandës, duke shtuar se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritet edhe nga momente shumë më të rënda. Prandaj, ka ardhë momenti që të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaftë më me urrejtje, mjaft më me përçarje, mjaft më me ndjellje të frikës. Mjaftë më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm e vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj që të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër