Mori veturën “rent a car” në Shkup dhe e shiti në Tetovë

Nga B.M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit D.H. (46) nga rrethina e Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 8 janar 2026, i denoncuari kishte marrë me qira një automjet nga një kompani “Rent-a-car” në Shkup me marrëveshjen për ta kthyer pas tri ditësh, por në vend që ta kthente makinën, ai e kishte shitur atë te një person tjetër pa autorizim. Policia ka dokumentuar rastin dhe tashmë po ndërmerren masat ligjore për zbardhjen e plotë të këtij mashtrimi, ndërsa makina e shitur në mënyrë të jashtëligjshme po kërkohet për t’u kthyer te pronari i ligjshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër