Mot me diell dhe me erë, temperaturat e mëngjesit deri -5, të ditës deri 10 gradë

nga Redaksia

Shkup, 27 dhjetor – Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të vpgla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsapërgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior me mbi 60 km në orë. temperatura minimaëe do të jetë në interval prek -5 deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 10 gradë, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Në Shkup, mot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 8 gradë.

Siç paralajmëron DPHM, pason periudha e motit stabil dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat çdokund do të jenë nën zero. Në ditët e para të javës së ardhshme vende-vende do të zbresin deri -10. Në ditët e fundjavës do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, lokalisht mbi 60 km në orë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More