Mot me vranësira mesatare dhe intervale me diell

Nga D. V.
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 prill – Zhurnal.mk –Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet nga orët e para të ditës deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Pas orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit. Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në verilindje –  juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve të shiut në pjesë më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 16 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 10/18 Re shi diell
Kukës 4/13 Re shi/borë
Lezhë 9/18 Re shi diell
Dibër 3/12 Re shi/borë
Durrës 9/19 Re shi diell
Tiranë 10/19 Re shi diell
Elbasan 9/18 Re shi diell
Berat 10/19 Re shi diell
Vlorë 11/18 Re shi diell
Korçë 4/11 Re shi/borë
Gjirokastër 6/16 Re shi diell
Sarandë 8/17 Re shi diell

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër