Prishtinë, 13 maj Zhurnal.mk – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.
Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 e deri 6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të jenë nga 15 e deri në 18 gradë Celsius.
“Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 e deri në 6 metër për sekond”, thuhet në njoftim.
