MPB: Kallëzim penal kundër dhunuesit nga Ohri

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Është paraqitur kallëzim penal kundër dhunuesit nga Ohri, i cili e ka rrahur të dashurën e tij dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.K. (31) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”, sipas nenit 131, paragrafi 3 të Kodit Penal. Më 15 nëntor, rreth orës 02:00, pas një grindjeje paraprake që kishte filluar në shtëpinë e tij dhe kishte vazhduar në automjetin e tij, i kallëzuari në automjet e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij 26-vjeçare nga rrethina e Ohrit. Pasi e ka ndaluar automjetin, ka vazhduar me sulmin, me ç’rast vajza ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar, pas çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, e më pas edhe në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, informojnë nga MPB-ja.

Janë ndërmarrë masa dhe menjëherë pas ngjarjes, në orën 05:05, K.K. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Ndërkaq, me kërkesë të PTHP-së, Gjykata Themelore në Ohër ka marrë aktvendim dhe i ka shqiptuar masa kujdesi.

“Në lidhje me ngjarjen, më 15.11.2026, në orën 08:50, në SPB Ohër, L.K. (51) nga Ohri, nëna e K.K., ka denoncuar se L.Gj. (49), babai i vajzës, përmes telefonit celular i kishte bërë kërcënime djalit të saj K.K. dhe të gjithë familjes, pas çka ditën e njëjtë, në orën 13:20, në Ohër edhe ai është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Kundër tij, po ashtu, do të parashtrohet parashtresë përkatëse”, shtojnë nga MPB-ja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër