Arrestohet 19 vjeçari nga Maqedonia, e goditi me disa plumba “Alibegun” në Beograd

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, shtetasi i Maqedonisë, A.A. (19), është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se më 8 korrik 2025, në Beograd, është përpjekur t’ia marrë jetën N.A.

Siç mëson agjencia “Tanjug”, personi i dëmtuar N.A. është Nenad Alajbegoviq, i njohur si Alibeg, ish-udhëheqës i tifozëve të klubit “Partizani”, i cili ishte qëlluar me disa plumba.

I dyshuari ngarkohet me veprën penale të tentim-vrasjes, si dhe me veprën penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Dyshohet se më 8 korrik të vitit të kaluar, në rrugën “Narodnih Heroja”, A.A. ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të N.A., i cili në atë moment ndodhej brenda automjetit të tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër