MPB vendos kod veshjeje për qytetarët dhe të punësuarit në sektorin e dokumenteve personale

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar vendosjen e një Kodi të Veshjes për të gjithë të punësuarit dhe qytetarët që vizitojnë hapësirat e Sektorit për Çështje Civile pranë MPB-së.

Sipas njoftimit, qytetarët që shkojnë për të marrë dokumente personale, pasaporta apo shërbime të tjera administrative, do të duhet të paraqiten me veshje të përshtatshme dhe në përputhje me normat e pranuara për institucionet publike.

Nga MPB theksojnë se ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë.

“Besojmë se veshja e duhur kontribuon në një atmosferë më të mirë pune dhe në respektimin e institucioneve shtetërore”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Po ashtu, MPB bën të ditur se edhe të gjithë të punësuarit në këtë sektor do të jenë të obliguar ta respektojnë kodin e përcaktuar të veshjes.

artikuj të ndërlidhura