MPB: Votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike

nga Redaksia

Shkup, 11 janar – Zgjedhjet lokale 2025 të cilat po mbahen në disa nga komunat e rajonit të SPB Tetovë, përkatësisht të NJPB Gostivar dhe SPB Ohër, po zhvillohen në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike, informon MPB përmes profilit të saj zyrtar në Fejsbuk.

Siç ka bërë të ditur shefi i Sektorit për marrëdhënie me publikun, Goce Andreevski, MPB po ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të saj për të siguruar zbatimin e papenguar dhe të sigurt të procesit zgjedhor.

“Deri më tani nuk janë regjistruar incidente apo çfarëdo lloj prishje të rendit dhe qetësisë publike. MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike që të kontribuojnë për një atmosferë paqësore dhe demokratike. Nëse ka çfarëdo lloj prishje të procesit zgjedhor, qytetarët duhet të lajmërojnë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrat e telefonit 192 ose 112”, ka thënë Andreevski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More