Mucunski në takim ministror për Korridorin 8 në Tiranë

nga admin

Shkup, 18 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Tiranë, do të marrë pjesë në takimin ministror “Korridori 8 në momentin strategjik të Evropës: Lidhja, rezistenca përmes mobilizimit ushtarak dhe prosperitetit të ndarë përmes integrimit”.

Mucunski në takim do të marrë pjesë me ftesë të ministres për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Në takimin, siç informuan nga Ministria, do të bëhet fjalë për projektet aktuale infrastrukturore, që në këtë moment operacionalizohen përgjatë Korridorit 8, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet, e për tejkalimin e të cilave është e domosdoshme vëmendje e përforcuar politike. 

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy