Mucunski nesër në takim ministror për Korridorin VIII në Tiranë

Nga admin
385 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 17 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër në Tiranë, do të marrë pjesë në takimin ministror “Korridori VIII në Momentin Strategjik të Evropës: Lidhshmëria, Rezistenca përmes Mobilitetit Ushtarak dhe Prosperitetit të Përbashkët përmes Integrimit”.

 Mucunski merr pjesë me ftesë të ministres për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

 Në takim, siç informojnë nga Ministria, do të bëhet fjalë për projektet aktuale të infrastrukturës që janë duke u vënë në funksion përgjatë Korridorit VIII, si dhe sfidat me të cilat përballen vendet, dhe për tejkalimin e të cilave është e nevojshme një vëmendje më e madhe politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër